Skip to main content

Pajtimi me Hyjin

Jetojmë në një botë me shumë fe dhe kultura. Erozioni i besimeve fetare tradicionale dhe prirja që të homogjenizohen kulturat kanë përforcuar një larmi të madhe formash të fondamentalizmit fetar. Besimi në Hyjin përdoret gjithnjë e më shumë nga disa për të përçarë persona dhe bashkësi, për të krijuar polaritet dhe tensione që shqyejnë rrjetën e jetës sonë shoqërore. Në këtë fushë, puna jonë është që të ecim së bashku, mbi të gjitha me të rinjtë, për të demaskuar imazhet tona të shtrembëra të Hyjit dhe të përgatisim ata kushte që i lejojnë personat të takojnë fytyrën e vërtetë të Hyjit.

Giovani1
MEG
LER (Lëvizja Eukaristike Rinore)

Ofron një ecje për fëmijët dhe adoleshentët bazuar mbi vlerat e solidaritetit vëllazëror, bashkëndarjes, bashkimit, dhurimit dhe ofertës.

Vizito sitin >

lms
Lidhja misionare e studentëve

Të nxitet zhvillimi dhe respekti i kulturave. Që nga viti 2010 është sezoni rinor i Bashkësive të Jetës së Krishterë (CVX)

Vizito sitin >

selva
Kurset e Selvës së Valgardenjës

Një kokteil miqësie, marrëdhëniesh, stili të shërbimit, reflektimi, lutjeje dhe eskursioni në panoramën magjike të Dolomitëve

Vizito sitin >

Genizah - Shtëpia e librit Katolik

Tel. 042.248.691 - Cel. 069.40.56.139
genizah@gesuiti.it - Rr. “Mujo Ulqinaku”
Pranë Kishës Katolike “Zemra e Krishtit”
(Rr. Kavajës), Tiranë

Vizito sitin >

Pajtimi i ndërsjellë

Angazhimi për të stabilizuar marrëdhëniet e drejtësisë për të parë botën nga perspektiva e të varfërve dhe e të mënjanuarve, duke mësuar nga ata dhe duke vepruar për ta dhe me ta. Misioni ynë është që të ndërtojmë ura mes të pasurve dhe të varfërve, duke ndërtuar – me një punë “advocacy” (të mbrojtjes)– lidhje të mbështetjes së ndërsjellë mes atyre që kanë pushtetin politik dhe ata që e kanë të vështirë t’u japin zë interesave të tyre. Kështu si edhe të zhvillohet një reflektim që të përfshijë të gjithë aktorët në lojë për të përballuar së bashku çështjet e interesit të përbashkët.

Qendra Astalli për refugjatët politikë

Të nxitet një kulturë mikpritjeje dhe solidariteti, duke u nisur nga mbrojtja e të drejtave njerëzore.

Vizito sitin >

 

Instituti i formimit politik “Pedro Arrupe”

Organizon kurse formimi dhe azhurnimi për personat që kanë përgjegjësi në institucione, në administratat publike dhe në shoqëritë civile.

Vizito sitin >

Pajtimi me krijesën

Ndërsa vihemi në dëgjim të thirrjes për të krijuar marrëdhënie drejtësie me krijesën, angazhohemi që ta dëgjojmë britmën e kujt vuan pasojat e shkatërrimit të ambientit. Mbi të gjitha në ata Vende ku kushtet e mjerimit dhe të varfërisë janë më të theksuara. Shumë bashkësi kanë qenë të detyruara që të zhvendosen, dhe popullsitë vendase janë ndër të më goditurat nga ky fenomen. Prej kohësh nëpërmjet shoqatës sonë ONG (MAGIS), shoqërojmë këta persona me programe specifike që synojnë të vlerësojnë guximin dhe nismën vendase.

Lexime të këshilluara

Një paradigmë pedagogjike didaktike Për një shkollë që ndryshon
Lutje për jetën e Krishterë
Ushtrimet Shpirtërore
Shtëpia botuese më e vjetër e Shqipërisë dhe kontributi i saj për Lëvizjen Kombëtare, arsimimin dhe kulturën
Letrat e Hirziut
Miq në Zotin
At Anton Luli s.j.