Skip to main content
NIcolas-papa

Për lavdinë më të madhe të Hyjit

Jemi njerëz të Kishës dhe për Kishën. Asaj ia ofrojmë gjithë gatishmërinë tonë për të realizuar misionin e saj universal. Me Atë ecim duke kërkuar bashkëpunimin me të gjitha forcat tona aktive që e frymëzojnë. Për Atë vazhdimisht e pyesim veten mbi cilin kontribut specifik mund të çojmë me përshpirtmërinë tonë. Është një marrëdhënie dashurie që na bën “të ndiejmë” problemet e saj dhe caqet e saj sikur të ishin tonat. Në sajë të kësaj lidhjeje, kontribuojmë që ta bëjmë të përparojë drejt lavdisë më të madhe të Hyjit.

Si e konceptojmë jetën rregulltare >

Bindja e drejtpërdrejtë

Disa prej nesh bëjnë një kusht të veçantë bindjeje papës. Është i ashtuquajturi kusht i katërt: "Bindja në lidhje me misionin". Duke pasur Papa një vizion universal të Kishës, më mirë se të tjerët i njeh se cilët janë kufijtë drejt të cilëve është e përshtatshme të dërgohemi. Injaci dhe shokët e tij të parë u mblodhën në një shoqëri pikërisht me qëllim që të viheshin në shërbim të tij duke i dhënë gatishmërinë e plotë për të kryer çdo mision.

Shih si jetojmë kushtet tjera >

 

Ignazio-papa1
paoloVI

Në kufi

Kontributin më të çmuar që ne mund ti ofrojmë Kishës universale është të qëndrojmë në kufi, ose në ato vende ku njeriu bën pyetje të reja apo mundohet për të gjetur përgjigje. E ndiejmë akoma të fortë thirrjen që Pali i VI-të na drejtoi me rastin e 32 të Kongregatës së Përgjithshme (3 dhjetor 1974):

"Kudo në Kishë, edhe në fushat më të vështira dhe kritike, në udhëkryqet e ideologjive, në hendeqet shoqërore, ka qenë dhe ekziston ballafaqimi mes nevojave të forta të njeriut dhe mesazhit të përjetshëm të Ungjillit, atje ka qenë dhe janë jezuitët".


Lexoni fjalimin e plotë (IT) >

Lexime të këshilluara

Një paradigmë pedagogjike didaktike Për një shkollë që ndryshon
Lutje për jetën e Krishterë
Ushtrimet Shpirtërore
Shtëpia botuese më e vjetër e Shqipërisë dhe kontributi i saj për Lëvizjen Kombëtare, arsimimin dhe kulturën
Letrat e Hirziut
Miq në Zotin
At Anton Luli s.j.
Marrëdhënia jonë me Kishën

Kisha mbetet vendi në të cilin Injaci dhe shokët e parë duan të shërbejnë.
Edhe sot ajo dëshirë digjet në zemrën tonë.

Stili ynë i jetës

Bashkëndarja e vazhdueshme mbi bazën e të punuarit tonë së bashku

Dallimet në krahasim me urdhërat e tjerë

Si vishen jezuitët?
Si jetojnë së bashku?
Ku banojnë?

Misioni ynë

Promovimi i drejtësisë dhe i pajtimit janë mënyra me të cilën vëmë personin në qendër.