Skip to main content

Një urdhër rregulltar meshtarak

Nga pikëpamja kanonike, Shoqëria e Jezusit është një institut rregulltar mashkullor i së drejtës papnore. Çdo anëtar, meshtar apo vëlla, është i thirrur që të nderojë tre kushtet e varfërisë, pastërtisë dhe bindjes.

Shiko si i jetojmë kushtet sot >

Zbulo si e jetojmë marrëdhënien me Kishën >

corpo-sacerdotale
Visione-della-Storta4

Përse “shokë të Jezusit” dhe jo “injacianë”?

Në portat e Romës, pranë kapelës së Stortës, Injaci ka jetuar një përvojë të jashtëzakonshme.
Ndërsa ishte në lutje, pa Hyjin Atë që i thoshte:

“dua që ti të na shërbesh”

dhe që nga ai moment ka ndier që po vihej me Birin,
në “shoqëri” me të.
Ja përse Injaci nuk donte që ndjekësit e tij të quhen “injacianë”,
por shokë të Jezusit.

Thello historinë e Injacit >

Përshko historinë e Shoqërisë >

gruppo-internazinale-large

Një grup ndërkombëtar

Aktualisht jemi rreth 16.000 të shpërndarë në 122 vende të botës.
Shoqëria e Jezusit që në origjinë lind si një grup ndërkombëtar,
si për nga prejardhja gjeografike e dhjetë shokëve të parë,
ashtu edhe për nga gatishmëria që të dërgohen në cilindo vend të botës.
Akoma dhe sot, një pjesë e formimit tonë është bërë jashtë shteti për të fituar elasticitetin,
hapjen mendore dhe për të zhvilluar atë ndjenjë të përshtaturi që na lejon të banojmë kudo, me liri.

E di përse formimi ynë kërkon shumë vite? >

Zbulo çfarë duhet për të hyrë në Shoqërinë >

Shenja (vula) jonë

Janë gërmat e para latinishte të “Iesus Hominum Salvator”, shprehje e emrit hebraik “Ieshua” (Hyji Shpëton). Monogrami i Jezusit u përhap gjerësisht në fund të Mesjetës, mbi të gjitha falë Bernardit të Sienës. Gjendet edhe në gjysmën e ‘500 në Gjinevrën kalviniste. Injaci dhe shokët e parë e përdorën menjëherë për të nënvizuar lidhjen e veçantë me personin e Jezusit dhe misionin e tyre për “të shpëtuar shpirtrat”.

Çfarë i lidh jezuitët me Jezusin? >

Hidhi një shikim formulës së Institutit >

IHS3