Skip to main content
Uno

Mëkatarë të falur

Përkufizimi më i mirë që përshkruan kush janë jezuitët është kjo: njerëz që dinë të jenë mëkatarë të prekur nga mëshira e Hyjit. Ёshtë një përvojë e jashtëzakonshme, sepse ndryshon perceptimin e botës përreth teje. Nuk ke më nevojë të justifikohesh, të tregosh, të mbrohesh. Kur je i falur, e din që Ai kujdeset për ty në çdo situatë. Ja kushti që shërben për t’u bërë jezuit: të jesh mëkatar me dëshirën që të vihesh përballë Hyjit me mëkatin tënd, për të parë se si Ai e pranon, e fal dhe e përdor për të ndërtuar në mënyrë krijuese mbretërinë e tij në mes të njerëzve.

Zbulo marrëdhënien tonë me Jezusin >

Due

Fjala e radhës: liri

Në kuptimin e vërtetë të fjalës: liria që vjen nga vetëdija e të qenurit mëkatar i falur vendos rregull në jetën tënde. Kështu ti mund të banosh botën, pa shqetësimet e të menduarit të vetvetes, duke u ndier i lirë që të duash gjithçka që të rrethon. Kjo liri ushqen inteligjencën tonë, kuriozitetin tonë, dëshirën tonë të drejtësisë dhe të pajtimit. Ёshtë një liri që rekuperojmë vazhdimisht nëpërmjet ushtrimeve shpirtërore.

Shiko fushat e pajtimit >

Tre

Disa aftësi

Shoqëria është një grup personash që jetojnë së bashku, të mbledhur në bashkësi dhe të bashkuar nga fakti i të qenurit rregulltarë. Ёshtë e nevojshme që ti të jesh i gatshëm të përqafosh një stil jete të thjeshtë, të përzemërt dhe të rregullt. Do të jesh vazhdimisht i zhytur në një botë marrëdhëniesh në nivele të ndryshme. Duhet që ti të dish të qëndrosh i hapur dhe i gatshëm, i aftë të durosh stres dhe frustrime. Për këtë në momentin e hyrjes i kërkojmë çdo kandidati që të bëjë një vlerësim psikologjik të personalitetit.

Shiko mënyrën e të jetuarit tonë >

Lexime të këshilluara

Një paradigmë pedagogjike didaktike Për një shkollë që ndryshon
Lutje për jetën e Krishterë
Ushtrimet Shpirtërore
Shtëpia botuese më e vjetër e Shqipërisë dhe kontributi i saj për Lëvizjen Kombëtare, arsimimin dhe kulturën
Letrat e Hirziut
Miq në Zotin
At Anton Luli s.j.
Të dallosh një thirrje

Çdo qenie njerëzore bën përvojën e të qenurit
i thirrur nga Zoti.
Zbulo si ta njohësh thirrjen tënde

Përse pikërisht Shoqëria?

Në Kishë ekzistojnë shumë institute dhe urdhëra rregulltarë. Secili ka karizmën e vet specifike që e karakterizon. Zbulo çfarë e bën të ndryshme Shoqërinë nga urdhërat e tjerë rregulltarë

Cilësi për të hyrë në Shoqëri

Jo, nuk shërben një diplomë,
si e mendojnë shumë persona.
Nuk ekzistojnë cilësi të veçanta që duhet të kesh.
Vetëm disa aftësi.

Hapat për t’u bërë

Nëse do të bësh një ecje shoshitjeje të thirrjes
për të hyrë në Shoqëri,
janë disa hapa për t’u bërë sipas radhës.